Dua Lipa komunikon me reperin shqiptar në SHQIP para 16 milion personave: Hajde... (VIDEO) - AlpeGossip
Dua Lipa komunikon me reperin shqiptar në SHQIP para 16 milion personave: Hajde… (VIDEO)

Dua Lipa komunikon me reperin shqiptar në SHQIP para 16 milion personave: Hajde… (VIDEO)

Muaji gusht është i mbushur me evenimente, sidomos në Kosovë, ku ditët e para do të organizohet festivali më i madh “Sunny Hill”, ku të pranishëm do jenë emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare si Dua Lipa, DJ numër 1 në botë, Martin Garrix, dhe shqiptarin tjetër të famshëm, Action Bronson.

Kush nuk e ka parë së paku njëherë profilin “bambambaklava” në Instagram, shqiptarit i cili prej vitesh ka emigruar në SHBA, por si duket u ka premtuar gjyshërve të tij për të mos i harruar kurrë rrënjët.

Në videon e fundit të publikuar, Action shprehet se do të kthehet në Prishtinë për festivalin “Sunny Hill”, ku do performojë natën e dytë të festivalit.

Ai shkruan në Instagram:

Festivali Sunny Hill në Kosovë, unë jam duke ardhur 10000 për qind. Kosovë dhe Shkup, s’do ta humbisja për asgjë në botë. kjo është për gjyshërit e mi, Arslan dhe Alije Asllani, 11 gusht 2018.”

Ndërkohë në video teksa Action thotë Hajde Hajde, njëjtë ia kthen edhe Dua duke postuar videon e reperit në Insta Story, siç e shihni më poshtë në foton e siguruar