Ashtu siç ka treguar në ditët e mëparshme, velina e “ing me Ermalin” Kejvina Kthella momentalisht ndodhet në Luzern të Zvicrës për të shijuar disa ditë pushimi.
Bukuroshja e ekranit po relaksohet në një resort luksoz nga ku dhe ka ndarë disa foto me ndjekësit në rrjetet sociale.
Por ajo që i ka surprizuar vërtet të gjithëe ka qenë fotoja e fundit që Kejvina ka postuar në Instagram, ku shihet pa asnjë pikë grim në fytyrë.
Kejvina ka pozuar për një foto në një pishinë të ngrohtë e veshur me rroba banje dhe me një portret tërësisht natyral, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim zakonisht në ekran dhe në rrjetet sociale.