Merr çmimin e modës, Kim Kardashian: “Por unë jam e zhveshur…”(FOTO) – AlpeGossip
Merr çmimin e modës, Kim Kardashian: “Por unë jam e zhveshur…”(FOTO)

Merr çmimin e modës, Kim Kardashian: “Por unë jam e zhveshur…”(FOTO)

Kim Kardashian West pranoi çmimin CFDA’s Influencer Award mbrëmjen e së hënës.

Dhe ylli i televizioneve ka kaluar me humor e shaka marrjen e çmimit.

Gjatë fjalimit të saj 37-vjeçarja tha se gjithmonë ishte e zhveshur.

“Jam shumë e shokuar që po marr një çmim në modë kur unë jam e zhveshur shumicën e kohës,”-tha Kim, përpara se të ndjehej e ndjeshme për arritjet e saj të industrisë së modës.

“Kanë kaluar 7 vite që kur një publiciste më pyeti se kush ishin qëllimet e ëndërrat e mira. Dhe unë i thashë se doja që të isha në kopertinën e një reviste të modës. Por ajo më tha: Le të themi disa qëllime realiste sepse kjo nuk do të ndodhë kurrë. Dhe unë i dërgova kopertinën e Vogue kur doli. Është me të vërtetë një udhëtim për mua dhe tani po marr një çmim për moddën e kjo është gjëja që kam dashur gjithmonë,”-shtoi Kardashian.

Kardashia doli në koopertinën e Vogue në prillit t2014 me bashkëshortin e saj Kanye West.