“RIHANNA NUK DO TA KISHTE BËRË KURRË”/ Kylie Jenner mes akuzash për mashtrim – AlpeGossip
“RIHANNA NUK DO TA KISHTE BËRË KURRË”/ Kylie Jenner mes akuzash për mashtrim

“RIHANNA NUK DO TA KISHTE BËRË KURRË”/ Kylie Jenner mes akuzash për mashtrim

Kylie Jenner hodhi në treg një linjë produktesh kujdesi për lëkurën, por që nga fillimi Kylie Skin u kritikua shumë nga njerëzit.

Fillimisht, pasi skrabi i Kylie-t kishte si përbërës kryesorë lëvozhgat e arrës, që për dermatologët konsiderohen tepër të forta dhe mund ta lëndojnë lëkurën.

Kurse tani, të gjithë i janë vënë kundër pas një videoje tutorial, ku Kylie tregon se po përdor larësin e fytyrës së linjës së saj por në fakt, larjan nuk zgjat aspesë sekonda. Kur e fshin fytyrën me peshqir, në të dallohen shenjat e fondatinës që ka mbetur për shkak se nuk është larë mirë fytyra.

Embedded video

“Kylie shet produkte që as vetë s’i përdor”, shkruan dikush në Twitter, “Nëse do t’i mashtrosh  njerëzit, së paku bëje mirë

Embedded video

Të tjerë, e krahasojnë me Rihanna-n, e cila vitin e kaluar hodhi në treg një linjë të vetën me produkte makeup-i të quajtur Fenty Beauty.

Embedded video

Linja Fenty ishte një sukses dhe Rihanna ka qenë vetë protagoniste e shumë videove ku tregon si përdoren produktet e saj.

Siç rekomandohet zakonisht, fytyra duhet të masazhohet me larës për rreth 60 sekonda, në mënyrë që të bëhet pastrimi i plotë nga makeup-i.

Por sidoqoftë, mbetet thjesht një video reklamuese për rrjetet sociale!