“MOS I TREGO BABIT”/ Emina Cunmulaj dhe e bija thyejnë ligjin sa hyjnë në Mal të Zi – AlpeGossip
“MOS I TREGO BABIT”/ Emina Cunmulaj dhe e bija thyejnë ligjin sa hyjnë në Mal të Zi

“MOS I TREGO BABIT”/ Emina Cunmulaj dhe e bija thyejnë ligjin sa hyjnë në Mal të Zi

Emina Cunmulaj, si shumë shqiptarë, e di ndryshimin kryesor mes Ballkanit dhe Shteteve të Bashkuara kur vjen fjala për rregullat e qarkullimit rrugor.

Fjala vjen, nëse në Amerikë nuk ke shanse ta vendosësh fëmijën në sediljen e shoferit, në Mal të Zi mundesh që ç’ke me të.

Modelja e kthyer në aktiviste publikoi në Instagram një video ku e ka vendosur vajzën e saj 3 vjeçe, Ella Faria, në prehër teksa nget makinën.

Ella duket në qiellin e shtatë pasi e ëma po i mëson të ngasë, ndërsa ajo ka vendosur duart në timon dhe mezi e mban entuziazmin.

“Mos i trego babit”, dëgjohet teksa i thotë Emina së bijës, “Këtë gjë mund ta bëjmë këtu në Mal të Zi”.

Emina Cunmulaj është këto ditë në Mal të Zi, ku ka origjinën. Ajo i ka marrë me vete të dyja vajzat, si Ella-n ashtu edhe të voglën 1 vjeçe, Mia Soraya.