ME FLOKË TË SHKURTËR DHE BALUKE/ Arilena Ara publikon videon e ëmbël të fëmijërisë – AlpeGossip
ME FLOKË TË SHKURTËR DHE BALUKE/ Arilena Ara publikon videon e ëmbël të fëmijërisë

ME FLOKË TË SHKURTËR DHE BALUKE/ Arilena Ara publikon videon e ëmbël të fëmijërisë

Arilena Ara është një nga këngëtaret më të suksesshme brenda dhe jashtë kufinjve, karriera e së cilës ka nisur që nga ‘Gjeniu i Vogël’.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka publikuar një video të saj në një moshë shumë të vogël, ku shfaqet duke kënduar në një festival fëmijësh.

Çfarë bie në sy përveç talentit të saj, është dhe modeli i shkurtër i flokëve, me baluke të prera dhe dy bishtaleca, model ky që nxjerr në pah më së miri ëmbëlsinë e saj.

“Njëherë e një kohë, fëmijë”, ka shkruar Arilena, duke tërhequr vëmendjen e fansave, kolegeve, por dhe ish-trajneres së saj në ‘X Factor’, Tuna Sejdiut. “Dikur e vogla ime, akoma e vogla ime. Tani duke synuar të prekësh hënën”, ka shkruar ajo. Kujtojmë se kënga e saj ‘Nëntori’, u bë e njohur në të gjithë botën duke u kthyer kështu në hit.

View this post on Instagram

Once upon a Kido. 🐣👶🏼💖

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on