Një lidhje e veçantë ekziston mes trashëgimtares së Top Channel dhe kryeqytetit të Anglisë, Londrës. E ku më mirë mund ta shohim këtë se sa në rrjete sociale.
Aty ku Lori ndan gjithçka me ndjekësit e saj: nga ushqimi e deri tek udhëtimet e shumta rreth botës.
Mjafton ti hedhësh vetëm një sy Instagramit të saj dhe ajo që vihet re është se Lori udhëton shumë shpesh drejt Londrës dhe nga shkrimet e saj e vërtetojmë se e adhuron këtë qytet.
Gjatë 8 muajve të fundit, Lori ka vizitur rreth 5 herë qytetin e saj të zemrës.
Për më tepër nipi i saj, djali i Sara Hoxhës, mban emrin e veçantë London e kjo e vërteton akoma më shumë këtë “kimi”.