Renato bie “Në Kurthin e Piter Pan”, tregon emrin e vajzës që ka puthur për herë të parë (VIDEO) – AlpeGossip
Renato bie “Në Kurthin e Piter Pan”, tregon emrin e vajzës që ka puthur për herë të parë (VIDEO)

Renato bie “Në Kurthin e Piter Pan”, tregon emrin e vajzës që ka puthur për herë të parë (VIDEO)

Renato Mekolli ka qenë sonte i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, duke iu përgjigjur pyetjeve të fëmijëve.

Ai ka treguar se cilën vajzë ka puthur për herë të parë, dhe kjo gjë ka ndodhur shumë vite më parë kur ka qenë në Fier, pa emigruar akoma drejt Greqisë.

Kush ka qenë e dashura jote më e preferuar dhe ku e ke puthur për herë të parë?

Renato Mekolli: Për herë të parë e kam puthur kur kam qenë në shkollë në Fier. Dhe ajo vajza quhej Blerina Bakiaj.

Alketa Vejsiu: Kujdes se mos është e martuar ajo.

Renato Mekolli: Është e martuar, por nuk është në Shqipëri, është në Amerikë.

Alketa Vejsiu: Burrin e ka….

Renato Mekolli: E ka të huaj, e ka amerikan. Jemi rehat.

Tani duhet të jenë dy të rritur, se dy të vegjël nuk bëhet kështu.

Renato Mekolli: Jo jo, unë e doja atë. E putha te faqja unë.

A qajnë burrat?

Renato Mekolli: Patjetër, qajnë dhe nuk duan t’i shikojë dikush.