“MESHKUJT MË PARAGJYKOJNË KOT”/ Modelja shqiptare: Marr 1500 euro për një postim në Instagram (FOTO) – AlpeGossip
“MESHKUJT MË PARAGJYKOJNË KOT”/ Modelja shqiptare: Marr 1500 euro për një postim në Instagram (FOTO)

“MESHKUJT MË PARAGJYKOJNË KOT”/ Modelja shqiptare: Marr 1500 euro për një postim në Instagram (FOTO)

Belinda Dragoti, një nga vajzat më të bukura dhe seksi në Shqipëri ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime”.

Ajo ka folur për bukurinë dhe inteligjencën që një femër zotëron dhe kush vlerësohet më shumë ditët e sotme. Ajo ka folur për eksperiencën e saj, ku shprehet se burrat para se ta takonin mund ta paragjykonin dhe të kishin qëllime të tjera për të, por kur e kanë takuar janë surprizuar dhe kanë tërhequr mbrapsht paragjykimet apo mendimet që kishin për të.

Mirela Milori: Je paragjykuar më shumë nga burrat apo nga gratë?

Belinda Dragoti: Nga të dy palët. Është shumë e çuditshme sepse janë forma të ndryshme paragjykimi. Tek pjesa e meshkujve që e vogël jam përpjekur ta menaxhoj vetë veten time dhe më është dashur të kemi takime dhe të përballem me njerëz dhe meshkuj të shumë statuseve, moshave që ndoshta mund të kem qenë më pak e përgatitur.

Ajo që vija re gjithmonë është që niseshin nga një paragjykim i cekët dhe një qëllim tjetër përpara teje dhe në momentin që dëgjonin fjalitë e para, është shumë e bukur pjesa që fillonin të impostoheshin, të tregonin më tepër respekt dhe i tërhqinin ato mendimet që kishin patur më përpara.

Prandaj mendoj që çdo femër që ka respekt për veten dhe disa bariera ia imponon personit që ka përballë, ta respektojë dhe mos ta paragjykojë në momentin që arrin të japë pak më tepër nga vetja e saj sesa thjesht imazhi dhe impakti i parë.

Kurse gratë paragjykojnë tek detajet më të vogla që mund të jetë veshja, mënyra se si flet, sesi ecën, je e përshtatshme për një vend ose jo, por mendoj që një femër e formuar nuk ka kohë dhe energji negative për të gjykuar negativisht një femër tjetër.

Mirela Milori: Ke të dashur?

Belinda Dragoti: Duhet të përgjigjem patjetër?

Mirela Milori: Po ti e dhe përgjigjen duke ngurruar kaq shumë. (qesh)

Belinda Dragoti: Edhe po thashë po edhe po thashë jo, do bëhen lajme. Unë më tepër do flisja për ndikimin që mund të ketë një mashkull në jetën time sesa ke apo nuk ke.

Mirela Milori: Domethënë është dikush që ke në jetën tënde?

Belinda Dragoti: Unë mundohem që nëse kam një lidhje ose dhe nëse nuk e kam të mos ndryshoj rrënjësisht sesi jam. Pra të jem me dikë që më ndihmon mua të jem versioni më i mirë i vetes sime dhe jo të ndryshoj rrënjësisht ose të kufizohem në ato që dua të bëj.

Pra nëse dikush nuk e ka kapacitetin që të arrijë të më mbështesë dhe nga ana psikologjike tek ajo që unë kam zgjedhur, nuk besoj se do ishte  diçka e mirë për karrierën time që unë të ndihem rehat me veten time sepse shoh shumë vajza që shkëputen, mbyllen nga televizioni, mbyllin Instagramet e veta dhe i lënë ëndrrat e tua përgjysmë.

Ajo ka treguar se Instagrami është një mënyrë e mirë për të nxjerrë fitime me produktet promocionale. E pyetur nga moderatorja Mirela Milori se sa mund të paguhet për një produkt promocional, Belinda tregon se shuma më e madhe që ka marrë vetëm për një postim në “Instagram”, ka qenë 1500 euro.

Mirela Milori:Me kaq ndjekësa sa ke, bën para?

Belinda Dragoti: Po bën?

Mirela Milori: Sa?

Belinda Dragoti: Po të bëj një strukturë që ta kemi parasysh. Më tepër vlerësohet se sa aktive është audienca dhe sa impakt ke ti në përzgjedhjen e bizneseve që selekton për të bashkëpunuar, sa tek numri. Shumica sot blejnë, unë nuk kam blerë kurrë followers, por di që vajzat dhe meshkujt që bashkëveprojnë në Instagramin tim, janë shumë aktivë me diçka që unë i promovoj sepse kanë disi besim tek ajo që unë i sugjeroj.

Mirela Milori: Me 100 mijë followers, sa para mund të bëjë një vajzë në muaj?

Belinda Dragoti: Varet se sa promocione bën.

Mirela Milori: Sa është promocioni më i shtrenjtë që ke bërë?

Belinda Dragoti: Më i shtrenjti në Instagram 1500 euro. Është postim Instagrami dhe ky mund të jetë më i shtrenjti që ka një staf profesional nga mbrapa, është video që mund të përdoret nga të gjitha rrjetet sociale të biznesit, por promovimi bëhet fillimisht në profilin tim.

Mirela Milori: Pra 1500 euro, po normalet janë 500, 1000?

Belinda Dragoti: Variojnë ndryshe nga çdo person.

Mirela Milori: Ti hyn në më të shtrenjtat apo ka dhe më shumë pagesa?

Belinda Dragoti: Unë nuk e përkufizoj veten vetëm nga numri i followers-ave sepse po ta kisha aq të rëndësishëm, tani do kisha bërë disa gjëra më shumë për t’i rritur, por e kam diçka, dua followers bio, aktivë dhe që atij biznesi që bashkëpunon me mua, unë t’ja kthej investimin që ka bërë tek unë 2-3 fish.