“SI NUK KANË SHPIRT”/ Bashkimi shpërthen kundër Mikelës dhe Ritvanës – AlpeGossip
“SI NUK KANË SHPIRT”/ Bashkimi shpërthen kundër Mikelës dhe Ritvanës

“SI NUK KANË SHPIRT”/ Bashkimi shpërthen kundër Mikelës dhe Ritvanës

Këtë të Hënë në “Përputhen” Bashkimi shpërtheu kundër Ritvanës dhe Mikelës për sjelljen e tyre ndaj Alvisës në “Prime”. Dy vajzat nuk e mbështetën, por iu kundërvunë kur ajo tregoi se ishte dhunuar nga Hyseni.

Bashkimi e konsideroi sjelljen e tyre shumë të ulët. “Nuk prisja këtë nivel kaq të ulët, sidomos nga femrat, që thonë se janë dhe shoqet e saj. Si nuk kanë shpirt mbi të gjitha? Edhe mashtruesja më e madhe në botë të kishte qenë, nuk duhej ajo sjellje, sidomos kur bëhet fjalë për dhunën. Më dhimbset shumë nëse është e vërtetë, nëse jo ajo ia bën veten”, tha ai.

Vajzat dhe vetë opinionisti Arjan Konomi kërkuan falje dhe theksuan se tashmë çdo gjë është në duar të organeve përkatëse.