Bëmë baba të të ngjaj/ Princi George rikrijoi veshjet e të atit (FOTO) – AlpeGossip
Bëmë baba të të ngjaj/ Princi George rikrijoi veshjet e të atit (FOTO)

Bëmë baba të të ngjaj/ Princi George rikrijoi veshjet e të atit (FOTO)

Bëmë baba, të të ngjaj. Në pagëzimin e Princit Louis në Chapel Royal, Princi George veshi një këmishë të bardhë me qepje blu dhe pantallona të shkurtra blu nate.Veshja është tipike princash, vërtetuar nga fakti se i ati i Princit George, Princi William, veshi diçka thuajse identike në prill të 1985-s. William u fotografua me një veshje të ngjashme teksa po nisej për Itali me jahtin mbretëror Brittania, shoqëruar nga i vëllai, Princ Harry dhe prindërit, Princ Charles dhe Princeshë Diana.

Kjo s’është hera e parë që George është frymëzuar nga stili i të atit në fëmijëri. Në 2015-n, George veshi këtë veshje të kuqe për t’u takuar për herë të parë me të motrën e sapolindur, Princeshën Charlotte. Veshja ishte goxha e ngjashme me atë të Princit William, kur ky i fundit takoi të vëllanë për herë të parë.