NGA ECJA TEK VIZATIMI/ Pesë teknika për të përmirësuar kujtesën - AlpeGossip
NGA ECJA TEK VIZATIMI/ Pesë teknika për të përmirësuar kujtesën

NGA ECJA TEK VIZATIMI/ Pesë teknika për të përmirësuar kujtesën

Secili prej nesh ka dëshirë të ketë kujtesë më të mirë. Egzistojnë shumë lloje të teknikave për të memorizuar gjërat, shkruan BBC.
Disa nga teknikat të këshilluara nga shkencëtarët janë:

1.Ecja mbrapa- Në një studim të bërë, shkencëtarët tentuan ta studiojnë lidhshmërinë e kohës dhe hapësirës në mendjen e njeriut, përmes së cilës do ta gjenin një mënyrë më të lehtë për të mbajtur mend më mirë. Ata i treguan disa pjesëmmarrësve të këtij studimi, fotografi dhe video të një gruaje së cilës iu është vjedhur qanta. Pastaj këtyre personave iu tha të ecnin përpara dhe mbrapa për 10 metra. Pastaj pas testimit mbi fotografitë dhe videot, u vërejt se personat që kishin ecur mbrapa gjatë shikimit të tyre kishin mbajtur mend më shumë. Sipas shkencëatarëve arsyeja mund të jetë se ecja mbrapa inkurajonë mendjen të kthehet mbrapa në kohë.

2. Vizatimi- A keni provuar ndonjëherë të vizatoni listën e ushqimeve që keni për të blerë në vend që ta shkruani atë? Në vitin 2018 një grup i të rinjëve dhe disa personave të moshuar mesuan një listë, e cila iu caktua nga hulumtuesit. Gjysma e tyre u përcaktuan që këtë listë ta vizatonin. Më pas personat e njëjtë u testuan ku u vërejt se ata të cilët kishin vizatuar gjërat ne vend se t’i shkruanin ato i kishin mbajtur mend më mirë.

3. Ushtrime fizike- Tanimë dihet që ushtrimi i aktiviteve fizike, përkatësisht ushtrimeve aerobike mund të ndikojë në përmirësimin e memories. Mirëpo studimet e fundit thonë se nëse ushtrimi bëhet në mënyrë të rregullt dhe kohë të njëjtë çdo ditë, memoria do të përmirësohet edhe më fuqishëm.

4. Mos bëj asgjë- Kur njerëzit përjetojnë amenzi si rezultat i ndonjë sulmi, atyre iu jepet një listë prej 15 fjalëve për të memorizuar dhe pas 10 minutave ata kanë mund të kujtojnë vetëm 14% të këtyre fjalëev. Mirëpo nëse ata ulen në një dhomë të errët, pa bërë agje, pas 15% mbajtja mend e këtyre fjalëve do të rritet për 49%.

5. Gjum gjatë ditës- Krahas këtyre teknikave, një nga më të rëndësishmet është një gjum 30 minutësh gjatë ditës. Sipas një studimi të bërë në Gjermani, kur njerëzve iu dhanë disa fjalë që t’i memorizojnë, ata kanë mundur ti kujtojnë më mirë pasi kanë fjetur 40 minuta gjatë ditës, sesa kur kanë shikuar një film në po të njëjtën kohë. Fatkeqësisht kjo tenknikë funksionon vetëm për njerëzit të cilët e kanë bërë shprehi gjumin e ditës, dhe jo për të tjerët. /G