Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, prej muajsh ndodhet në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, Huseyin Usta, do të bëhen prindër për herë të parë.
E teksa e shijon procesin e shtatzënisë, Genta ka qenë e kujdesshme që ta mbajë sa më larg syrit të mediave këtë periudhë.
Megjithatë, emisioni “Prive” ka mësuar se këngëtarja është në pritje të jo një, por dy foshnjave.
Ajo dhe biznesmeni turk do të mirëpresin në jetën e tyre binjakë, teksa shumë shpejt pritet të organizojnë edhe një festë ‘babyshower’ për dy foshnjat që së shpejti priten të vijnë në jetë.
Megjithatë këngëtarja nuk ka reaguar në lidhje me këto zëra, por i ka miratuar ata së fundmi në mënyrë të tërthortë.
Ajo ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihet teksa intervistohet nga gazetarët.
Ndoshta kjo mund të jetë e shkëputur nga klipi i këngës së saj më të re, por mesa duket artistja ka vendosur që të flasë për aludimet në këtë mënyrë.
Ajo dëgjohet duke thënë se ka dy surpriza për adhuruesit e saj. Shtatzënia nuk është lajmi i vetëm i mirë nga Genta pasi thotë se do të ketë dhe dasmë.