NGA PARTNERI I JETËS TEK PALESTRA/ Ja çfarë kërkesash shprehën konkurrentët për “Big Brother VIP” – AlpeGossip
NGA PARTNERI I JETËS TEK PALESTRA/ Ja çfarë kërkesash shprehën konkurrentët për “Big Brother VIP”

NGA PARTNERI I JETËS TEK PALESTRA/ Ja çfarë kërkesash shprehën konkurrentët për “Big Brother VIP”

Personazhet që u bënë pjesë e Big Brother VIP mbrëmjen e djeshme kishin disa kërkesa për “vëllain e madh”. Duke qenë pjesë e fushave të ndryshme të artit, secili kërkoi atë që nuk duhet t’i mungojë në asnjë mënyrë brenda shtëpisë luksoze.

Beniada Nishani, mbesa e Bujar Nishanit, zgjodhi të futej në Big Brother VIP me një kërcim sensual. Në klipin prezantues, Beniada tha:

Dëshira ime më e madhe ishte të bëhesha modele, Herën e parë kam pozuar nudo në moshën 23 vjeçe se më parë kisha mendime si shqiptare. Nudo është të futesh në botën e artit. Vëlla i Madh të lutem të na vendosësh muzikë italiane se do i bëj të gjithë të kërcej. Shpresoj që brenda ‘Big Brother’ të gjej dashurinë”.

Paloma, gazetarja e “Fiks Fare” zbuloi se sfida më e madhe për të është qëndrimi larg së bijës. Ndërsa në klipin prezantues, “kapriçozja” tha:

Jam Rudina ose Paloma, kam një karakter të fortë. I qëndroj besnike qëllimit tim. Sfida ime më e madhe është të qëndroj larg vajzës. Jemi mësuar të rrimë bashkë dhe kjo është… Big Brother, të lutem, jam e apasionuar pas palestrës dhe rolin e trajnerit personal e dua ta kem aty, tre herë në javë, të stërvis vithet se i kam vënë detyrë vetes të jem super në formë verës që vjen.big brother vip (4)

Këngëtarja Sheila Haxhiraj e sheh hyrjen e saj në Big Brother VIP si një eksperiencë sfiduese. Gjatë prezantimit të saj, Sheila zbuloi se familja nuk ka qenë dakord që ajo të ëbhej pjesë e këtij spektakli.

Kam vendosur të vi në Big Brother VIP sepse më duket një eksperiencë sfiduese. Një nga gjërat që do më mungojë është thjesht studio, muzika. Familja nuk ka qenë shumë dakord se mamin e kam pak kritike… Vëllai i Madh, të lutem, kur të jemi aty brenda, të jesh i duruar për kërkesat që do të kemi aty brenda. Jam gati”,- tha 27-vjeçarja.

Ndërkohë, aktorja Monika Lubonja ishte konkurrentja e fundit që u fut në shtëpinë e madhe. E emocionuar, Lubonja tregoi se nuk e ka marrë bekimin e nënës së saj për të hyrë në Big Brother VIP.

Është një ndër guximet shumë të forta dhe mendoj se ajo Monika rebelja do jetë mes ‘Big Brother’. Vajza nuk ishte dakord në asnjë mënyrë. Thoshte mami, wow. Mami më thotë se jam gjithmonë rebele. Ma fal këtë rebelizëm dhe më beko.

Do i thoja vajzës: E njeh mamin tënd. Unë kam marrë këtë guxim dhe besoj se ajo në fund të ditës do të jetë tifozja ime. Pjesa e mamasë time është pjesa më delikate dhe ajo është vetëm në shtëpi. E di që ajo do të thotë: Ah Monika, Monika”,- u shpreh këngëtarja.