Ndaloni gjithçka! Sapo erdhi në jetë fëmija i John Leggend dhe Chrissy Tegein. Zbulohet gjinia (FOTO) – AlpeGossip
Ndaloni gjithçka! Sapo erdhi në jetë fëmija i John Leggend dhe Chrissy Tegein. Zbulohet gjinia (FOTO)

Ndaloni gjithçka! Sapo erdhi në jetë fëmija i John Leggend dhe Chrissy Tegein. Zbulohet gjinia (FOTO)

Është djalë! Chrissy Teigen dhe John Legend janë bërë prindër të një djali, mbrëmjen e së mërkurës. Ishte 32-vjeçarja, e cila dha lajmin e mirë në një postim në profilin e saj në Twitter.

“Dikush është këtu!” – shkruan Chrissy.

Vetëm disa ditë më parë, ajo pranoi se mezi priste të takonte djalin e saj dhe se ishte shumë e lodhur nga shtatzënia.

“Chrissy shtatzënë dhe e lumtur, nuk është më. Ju prezantoj me Chrissy-n që po i ikën mendja. Dua të marr në krahë tim bir sa më parë, kështu që le ta bëjmë këtë. Më duket sikur kam qënë shtatzënë përjetë. Më kuptoni, e mora vesh për shtatzëninë, kur isha vetëm 11 ditëshe. Çmenduri!”

Më parë, bashkëshortja e John Leggend pranoi se shtatzënia e saj e parë ishte shumë herë më e lodhshme se e para.

“Shtatzënia e dytë është shumë herë më e vështirë, sepse tashmë e ke një fëmijë.” – tregon ajo.

Ndërsa John shtoi se “Duhet të ndash energjinë mes rritjes së fëmijës dhe të presësh një tjetër gjithashtu”.