Marina feston ditëlindjen, Geti e surprizon në mesnatë me një urim plot dashuri (FOTO) – AlpeGossip
Marina feston ditëlindjen, Geti e surprizon në mesnatë me një urim plot dashuri (FOTO)

Marina feston ditëlindjen, Geti e surprizon në mesnatë me një urim plot dashuri (FOTO)

Marina Vjollca feston sot ditëlindjen dhe i pari që e ka uruar është bashkëshorti i saj Getoar Selimi. Sapo ora ka shënuar 00:00 Geti ka publikuar në Instagram një foto të Marinës të cilën e ka shoqëruar me një urim plot dashuri.

“Për botën, ti mund të jesh thjeshtë një person, por për mua ti je bota. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime”, shkruan Geti në postimin e tij në Instagram.

Nga ana tjetër i menjëhershëm ka qenë edhe falënderimi i Marinës pas këtij urimi të mbushur me dashuri.

“Faleminderit jeta ime”, shkruan Marina.

Kaq ka mjaftuar dhe të gjithë fansat kanë nxituar të urojnë moderatoren e tyre më të dashur. Pritet që kjo të jetë një ditë e mbushur plotë më surpriza për Marinën si nga familjarët dhe nga miqtë e saj të ngushtë.