Pas vizitës në Tiranë, shihni ç’thotë Eleni Foureira për Veliajn përpara grekëve: E ndjeva të nevojshme… – AlpeGossip
Pas vizitës në Tiranë, shihni ç’thotë Eleni Foureira për Veliajn përpara grekëve: E ndjeva të nevojshme…

Pas vizitës në Tiranë, shihni ç’thotë Eleni Foureira për Veliajn përpara grekëve: E ndjeva të nevojshme…

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ndezi atmosferën në Tiranë pas koncertit që mbajti në sheshin “Skënderbej”. Ajo deri më tani nuk kishte bërë asnjë postim nga Tirana, dhe vetëm pak minuta më parë ka publikuar një foto me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Paraditen e sotme Veliaj i dorëzoi Elenit ‘çelësin e kyeqyetit’ duke e falënderuar për ardhjen e saj në Tiranë dhe për atmosferën që i fali publikut. Eleni ka shpërndarë këtë foto në Instastory dhe përpara fansave grek ajo e ka falënderuar Veliajn për ndihmën që ka ofruar për tragjedinë e ndodhur në Athinë.

“Në takimin me kryebashkiakun e Tiranës, e ndjeva të nevojshme që ta falënderoja për ofrimin e zjarrfikëseve. Në këto ditë të vështira, të gjithë bëhemi një dhe ndihmojmë ata që janë në nevojë. Faleminderit për ndihmën”, ka shkruar Eleni në postimin e saj.