Tashmë gjithçka u zyrtarizua: Ja festa private e beqarisë së Jona Spahiut pak ditë përpara dasmës! (FOTO) – AlpeGossip
Tashmë gjithçka u zyrtarizua: Ja festa private e beqarisë së Jona Spahiut pak ditë përpara dasmës! (FOTO)

Tashmë gjithçka u zyrtarizua: Ja festa private e beqarisë së Jona Spahiut pak ditë përpara dasmës! (FOTO)

Përgjatë javëve të fundit, lajmet për moderatoren e “Pa filtër”, Jona Spahiu janë shtuar duke qenë se fillimisht mediat folën se bukuroshja e Digitalb është shtatzënë dhe më vonë ajo vetë shpërndau në Instagram edhe ftesat e dasmës, çka na bëri të kuptojmë se shumë shpejt ajo do t’i japë fund beqarisë.

Në “Pop Culture”, Kelvi dhe Dojna treguan se Jona ka menduar të realizojë një dasmë shumë private, pa media, pa personazhe të njohur dhe pa shumë zhurmë. Dhe në fakt, në të njëjtën linjë ajo ka preferuar ta mbajë edhe festën e saj të beqarisë.

Ndryshe nga modelja Afërdita Dreshaj që këtë fundjavë ka bërë namin në Las Vegas me miket e saj për të festuar ditët e fundit të beqarisë, Jona ka mbledhur mikeshat e saj të ngushta për një darkë të veçantë pikniku ku sigurisht nuk mungon shampanja dhe dekorimet e rastit.

Blitz.al ka siguruar disa foto nga profilet në Instagram të mikeshave të Jonës pasi ajo vetë nuk ka dashur të ekspozohet në profilet e saj në rrjete sociale.

Look-u i Jonës ka qenë i përzgjedhur për këtë festë, ku sërish arrijmë të shohim barkun e rrumbullakosur të moderatores e cila shumë shpejt pritet të shijojë dhe dy ditët më të bukura për të siç janë dasma me njeriun e zemrës, Frenklin dhe lindjen e fëmijës së tyre.