Kurioziteti i së dielës: Si të zhdukësh një puçërr me pastë dhëmbësh për 1 ditë – AlpeGossip
Kurioziteti i së dielës: Si të zhdukësh një puçërr me pastë dhëmbësh për 1 ditë

Kurioziteti i së dielës: Si të zhdukësh një puçërr me pastë dhëmbësh për 1 ditë

Nuk ka asgjë në botë më stresuese se dëshpërimi që ndjejmë kur një puçërr shfaqet papritur në fytyrën tonë.

Dhe ndërkohë që shumë prej nesh bëjnë çmos që ta fshehin atë duke e lyer me ndonjë krem kundër akneve, duke e ngacmuar ose thjesht ia futin të qarës – asnjë nga këto nuk do të bëjë që ajo të ikë menjëherë.

Megjithatë, me disa këshilla dhe truke të thjeshta që do t’ju mësojmë sot, mund të zhdukni si me magji atë puçrrën që gjithmonë shfaqet në kohën dhe vendin e gabuar.

Hapi i Parë:
Thajeni puçrrën tuaj gjatë natës.

Duke qenë se makijazhi nuk mund të qëndrojë në një plagë të hapur, e aq më pak në një puçërr që është gati të shpërthejë, gjëja e parë që duhet të bëni është ta thani sa më shumë që të jetë e mundur. Një gjë e vjetër që përdoret por e mirë, është pasta e dhëmbëve, me të cilën duhet të lyeni puçrrën.

Hapi i Dytë:
Lajeni fytyrën me kujdes.
Të nesërmen në mëngjes, puçrra ka të ngjarë të jetë më e vogël se një ditë më parë. Në këtë pikë, hiqni pastën e dhëmbëve dhe pastroni fytyrën tuaj.

Hapi i Tretë:
Vendos pak korrektor sipër.

Sa më shumë makijazh të vendosni mbi të, aq më shumë vëmendje do të tërhiqni. Për ta mbajtur të fshehur deri në një minimum, ne ju rekomandojmë përdorimin e një korrektori, që do të mbulojë këtë puçërr në fytyrë. Zgjidhni një korrektor sa më të dendur që të mbulojë më mirë.

Hapi i Katërt:
Përzje, përzje, përzje!

Hapi tjetër për t’u siguruar që mbulimi të mos bjerë në sy, është përzierja. Bëni kujdes sepse nuk duhet të irritoni puçrrën, por veproni butësisht.

Hapi i Pestë:
Mbulojeni me pudër.

Hapi i fundit është mbulimi me pudër të presuar, pra jo krem-pudër. Vetëm kështu mund t’ia tregoni puçërrës suaj vendin dhe kush është bosi.