NIS SË SHPEJTI/ Përveç Anit, ja kush është vajza tjetër që do të shoqërojë Renato Mekollin në ”Hell’s Kitchen” – AlpeGossip
NIS SË SHPEJTI/ Përveç Anit, ja kush është vajza tjetër që do të shoqërojë Renato Mekollin në ”Hell’s Kitchen”

NIS SË SHPEJTI/ Përveç Anit, ja kush është vajza tjetër që do të shoqërojë Renato Mekollin në ”Hell’s Kitchen”

Pak ditë më parë Renato zbuloi se gjatë “Hell’s kitchen” do shoqërohet nga dy asistente vajza, njëra bjonde tjetra brune. Njëra nga vajzat do të jetë Ani Alku, konkurrentja bukuroshe e vitit e të kaluar.

Ndërsa asistenten tjetër, Renato e ka zbuluar sot dhe ajo është Albana Dulellarin ose e njohur si i Albana e “Masterchef”.

“Mbani mend besoj që ju kam thënë se këtë herë krah meje, në Kuzhinën e Ferrit, si ndihmës shefe do të kem dy vajza. Një bjonde e një brune. Të parën, Anin, e zbulova pak ditë më parë. Sot është dita të flasim për tjetrën, atë që e ka treguar me prova e shpirt se mund të jetë krahu im i djathtë. Shumëkush e njeh si Albanën e famshme të Masterchef-it, shumë të tjerë si mjeshtren në restorantet e ndryshme ku ajo ka punuar e punon. Unë e njoh shumë më shumë, si duarartën dhe vajzën energjike, shumë vite pranë meje në Greqi,por edhe ketu në Restorantin tim dhe të të gjithëve në Tiranë,në “Umami restaurant by Renato Mekolli”dhe e dua patjetër në Hell’s Kitchen. Edhe ajo tha “Po” e do të jetë me ne në këtë edicion, që mezi po e presim të gjithë”, shkruan Renato.