“KUR UNË E ADELA KEMI PARË…”/ Qetsori komenton largimin e Fifit nga BB VIP: Nuk isha dakord… – AlpeGossip
“KUR UNË E ADELA KEMI PARË…”/ Qetsori komenton largimin e Fifit nga BB VIP: Nuk isha dakord…

“KUR UNË E ADELA KEMI PARË…”/ Qetsori komenton largimin e Fifit nga BB VIP: Nuk isha dakord…

“Big Brother VIP” është kryefjala e ditës në mediat shqiptare. Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri prodhojnë gjithmonë polemika. E enjtja ishte e fortë, pasi Fifi vendosi të largohej përfundimisht.

Ajo u tha banorëve se ka vendosur të lërë shtëpinë, pasi nuk po ndihet mirë dhe po i krijon probleme kjo aventurë. “Nuk po mund të marr frymë”, – tha këngëtarja e njohur ndër të tjera.

Ajo u largua duke dhuruar rrobat e saj për banorët e tjerë dhe duke i kërkuar të mos debatojnë. Largimi i këngëtares u shoqërua me mërzi të madhe nga banorët.

Kujtojmë se Fifi ishte në nomin këtë javë. Ajo në prime-n e të martës pati një inicdent, pasi humbi ndjenjat pas një debati me opinionisten Balina Budinaku. Këngëtarja i mori fjalët e saj si një sulm nga opinionistja dhe nuk i përballoi dot.

Largimi i saj nga shtëpia e “Big Brother VIP” u komentua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në studio ishte i ftuar ish-banori dhe fituesi i “Big Brother”, Qetsor Ferrunaj.

Ky i fundit u shpreh se nuk ishte dakord me vendimin e këngëtares, pasi ka firmosur që të tregojë realitetin në publik.

“Edhe unë kam pasur raste që kam dashur që të largohem nga shtëpia e Big Brother, por nga malli për familjen e kështu. Ne firmosim që do të tregojmë realitetin tonë në publik. Ka plot njerëz si Fifi dhe kanë dëshirë që ta shohin atë aty. Nuk jam dakord që të lësh shtëpinë, e duket se shëndetin mendor e ka si një justifikim. Kur unë e Adela kemi parë skenën aq gjigante, kemi mbajt njëri-tjetrin. është një presion i madh, ku jo gjithkush mund ta përballojë”, tha Qetsori.