“DRITË E SYVE…”/ Adrola Dushi e uron Troin me fjalët më të bukura për 8-vjetorin – AlpeGossip
“DRITË E SYVE…”/ Adrola Dushi e uron Troin me fjalët më të bukura për 8-vjetorin

“DRITË E SYVE…”/ Adrola Dushi e uron Troin me fjalët më të bukura për 8-vjetorin

Adrola Dushi ka ndarë një urim të veçantë për Troin në 8-vjetorin e tij të lindjes. Ajo ka postuar një video në Instagram ku ka ndarë momentet më të bukura me të dhe thotë se nuk ishte ende gati të bëhej nënë, por shprehet se Troi ishte një bekim për të.

“M’u bëfsh mbret o dritë e syve”, shkruan Adrola krahas postimit.

Modelja e njohur është bërë nënë një moshë shumë të re dhe herë pas here e tregon lidhjen e ngushtë që ka me të birin.

Në disa raste ajo ka shprehur pendesën që nuk ka mundur të kalojë kohë me të për shkak të profesionit. Adrolës i duhet të udhëtojë sa nga një shtet në tjetrin për shkak të punës së saj si modele dhe shpesh ndodh që të qëndrojë larg të birit për një kohë shumë të gjatë.

Kujtojmë që kohët e fundit Adrola është përfolur për një lidhje me reperin Capital T . kohët e fundit reperi ka zhvilluar një tour në SHBA duke performuar për të gjithë shqiptarët atje. Në një nga koncertet e tij të fundit ka qenë pranë tij dhe Adrola Dushi. Qarkullon një video e saj në rrjetet sociale duke kënduar një nga këngët e Capital T në koncert.