"A të del koha për seks?" Pyetja që bëri "lëmsh" rrjetin nuk ishte për Ardit Gjebrean por për ... Mësojeni tani! (FOTO) - AlpeGossip
“A të del koha për seks?” Pyetja që bëri “lëmsh” rrjetin nuk ishte për Ardit Gjebrean por për … Mësojeni tani! (FOTO)

“A të del koha për seks?” Pyetja që bëri “lëmsh” rrjetin nuk ishte për Ardit Gjebrean por për … Mësojeni tani! (FOTO)

Para pak ditësh në media qarkulloi një ‘fake news’, pra lajm i rremë, i cili bëri ‘lëmsh’ të gjithë. U shkruajt se moderatorja e e njohur, Roza Lati kishte të ftuar në emisionin e saj moderatorin e pëlqyer nga publiku, Ardit Gebrean. Lajmi qëndronte sikur moderatorja kishte pyetur Gjebrean nëse i dilte koha për seks apo jo por kjo nuk është aspak e vërtetë. Me siguri edhe ju ia keni bërë vetes pyetjen: “Po kur ishte Arditi tek Roza, pasi këtë herë ishin të ftuar Renato Mekolli dhe Sara Kapo.”

E vërteta është se kjo pyetje i është drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kjo ka ndodhur në fillimin e emisionit “Why Not”, ku Lali Eri ishte i ftuari i parë i Roza Latit. Madje supozohej se edhe Arditi kishte dhënë të njëjte përgjigje si Veliaj.

Më poshtë do mund të lexoni përgjigjen e lali Erit.

“Të del koha për të bërë seks”, e pyeti Roza.

“Do habitesh, por më del. Përtej humorit, unë besoj që me pak organizim kushdo i bën të gjitha”, tha Erion Veliaj. “Është edhe çështje prioriteti, por një ditë del për të bërë edhe punët e qejfit, edhe punët e sportit edhe angazhimet në punën ditore dhe po të jemi pak sistematik, mua një nga gjërat që më vjen keq në Tiranë kur udhëtoj lart e poshtë për inspektimet, është se sa kohë harxhojmë kot, kafe plot, muhabet pafund. Ndaj them që nëse nuk bën dot një gjë, sigurisht që nuk bën dot dy. Në këtë sens po të kemi një përdorim më të mirë të kohës ne mund të jemi më të dobishëm.”