Gjatë koncertit të mbajtur nga ‘Colorday Festival’ vitin e kaluar, duket se këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka ndjerë emocionet më të bukura nga fansat e saj të cilët e thërrisnin njëzëri në emër.
“Këto janë momentet për të cilat kam punuar gjithë jetën time. Kjo është ajo që dua më shumë. Kjo është arsyeja pse vazhdoj. Nëse situata vazhdon e tillë, unë çdo projekt e kam të shtyrë për më vonë, përveç ndonjë kënge momentale. Më mungon pafund kjo atmosferë, ky publik, më mungojnë netët pa gjumë nga udhëtimet, më mungon lodhja dhe kënaqësia që justifikob gjithçka dhe që e marr vetëm prej jush. Unë punoj, krijoj, mundohem që në fund të ditës të marr duartrokitjet tuaja. Pa ju unë s’jam asgjë. Faleminderit që më keni mbështetur gjithmonë dhe uroj t’ua kem shpërblyer sado pak këto vite. Ju dua”, ka shkruar Hajati krah videos në llogarinë e saj në ‘Instagram’.
Kujtojmë se Ronela ka punuar gjatë kësaj kohe për një projekt të ri të titulluar “Aventura”, të cilin pritet ta publikojë në javët në vazhdim