Rudina dhe Agroni bëjnë “TË PAPRITURËN”/ Bashkohen sërish në një projekt… – AlpeGossip
Rudina dhe Agroni bëjnë “TË PAPRITURËN”/ Bashkohen sërish në një projekt…

Rudina dhe Agroni bëjnë “TË PAPRITURËN”/ Bashkohen sërish në një projekt…

Por duket se komediani Agron Llakaj dhe aktorja Rudina Dembacaj do të bashkohen sërish në një format televiziv.

Moderatorët e emisionit “Chaud Patate” në NRG Radio zbuluan emrin e personazhit që do të jetë përballë fëmijëve të hënën e ardhshme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku Rudina është pjesë e formatit.

Pjesëmarrja e Llakaj do të pritet me shumë kuriozitet dhe për shkak të konfliktit që Goni ka pasur me një nga personazhet e emisionit, Rudina Dembacaj.

Si do të sillet Rudina përballë Agronit, pasi ajo është shprehur se nuk do ta ftonte asnjëherë atë në emisionin e saj “Mos i fol shoferit”? Do zgjedhi të mos dalë fare në skenë apo do të tregohet profesionale duke u veshur nën petkun e personazheve që bën dhe duke e lënë pas konfliktin e të shkuarës?