“ZEMRA MAL”/ Nik Xhelilaj uron Shqipërinë në mënyrën më origjinale (FOTO) – AlpeGossip
“ZEMRA MAL”/ Nik Xhelilaj uron Shqipërinë në mënyrën më origjinale (FOTO)

“ZEMRA MAL”/ Nik Xhelilaj uron Shqipërinë në mënyrën më origjinale (FOTO)

Aktori Nik Xhelilaj ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të uruar të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë. Nga aeroporti në Gjermani, aktori reciton plot emocion vargjet e poezisë “Kur të jesh mërzitur shumë” nga Dritëro Agolli. Xhelilaj ka zgjedhur strofën e katër të poezisë dhe plot qetësi dhe emocion e përcjell tek ndjekësit e tij.

“Po kur të jesh mërzitur shumë

Në raft të librave kërkomë

Atje i fshehur do të jem unë,

Në ndonjë fjalë (varg) a ndonjë shkronjë” – shprehet aktori shqiptar, teksa e përmbyll videon duke shpjeguar në gjuhën gjermane poezinë.

Nik Xheliaj ka arritur të prekë suksesin në kinematografi edhe jashtë trojeve shqiptare duke na bërë shumë krenarë. I lindur ne Tirane ne vitin 1983, debutimin e parë në ekranin e kinemasë e pati në vitin 2008 me filmin “Trishtimi i Zonjes Shnajder”. Por filmi dramatik mbi plagët e emigracionit, me titullin “Shqiptari”, të regjisorit Johanes Naber, ku Xhelilaj është dhe protagonist, e solli atë në “Shooting Star”, duke e bërë aktorin e parë shqiptar që arrin këtë sukses.