Pas sherrit mes kunatave zihen edhe vëllezërit? Detaji që demaskoi Robertin e Patrisin – AlpeGossip
Pas sherrit mes kunatave zihen edhe vëllezërit? Detaji që demaskoi Robertin e Patrisin

Pas sherrit mes kunatave zihen edhe vëllezërit? Detaji që demaskoi Robertin e Patrisin

Tuna dhe Patris Berisha ditën e djeshme organizuan një festë madhështore për ditëlindjen e vogëlushit të tyre, Tian.
Të gjithë e dimë se Tuna dhe Nora, të cilat janë kunata mes tyre, nuk kanë një marrëdhënie mjaft të mirë, e për më tepër, kanë dalë zëra se kanë pasur edhe konflikte të shumta.

Mirëpo, me sa duket, edhe vëllezërit, Robert e Patris Berisha nuk po shkojnë aq mirë kohët e fundit.

Në ditëlindjen e Tianit, Roberti nuk ishte i pranishëm. Në të është fotografuar vetëm Nora, e cila, sipas zërave, ndenji pak dhe më pas u largua.

Është vënë re gjithashtu që as xhaxhai i vogëlushit, pra Roberti, e as vetë Nora nuk kanë bërë ndonjë urim për ditëlindjen e Tianit.

Vallë të ketë pasur zënkë e ndonjë konflikt mes Patrisit dhe Robertit? Kjo ngelet për t’u vërtetuar në vijim.