“BËJ NDER, GJEJ QEDER”/ Ilir Shaqiri zbulon arsyen e vërtetë të prishjes së miqësisë me Dritan Bramën: Është absurde kur dëgjoj… – AlpeGossip
“BËJ NDER, GJEJ QEDER”/ Ilir Shaqiri zbulon arsyen e vërtetë të prishjes së miqësisë me Dritan Bramën: Është absurde kur dëgjoj…

“BËJ NDER, GJEJ QEDER”/ Ilir Shaqiri zbulon arsyen e vërtetë të prishjes së miqësisë me Dritan Bramën: Është absurde kur dëgjoj…

Balerini i njohur Ilir Shaqiri dhe koreografi Tan Brama patën një marrëdhënie të mirë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ për disa javë, ku diskutonin dhe realizonin disa mini- koreografi së bashku, por raportet mes tyre duket se janë prishur tashmë pas deklaratë së papritur që Dritani bëri për fituesin e “BBVIP”.

E gjitha nisi kur koreografi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, foli për herë të parë për raportet e tij me ish-banorët, duke thënë se Iliri i shkruante vetëm për interes e madje nuk e pyeste as për familjen. “Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”,-tha Brama.

Ditën e sotme Shaqiri ka qenë i ftuar tek ‘Rudina’ dhe ka treguar versionin e tij të historisë. I pyetur sesi qëndron situata, Iliri u shpreh se ai ka qenë personi i vetëm që i ka dhënë afrimitet Tanit brenda shtëpisë së famshme. Përsa i përket balerinëve të Dritanit, Shaqiri tha se nuk i ka kërkuar askujt të vijë me detyrim në spotin e Digitalbit dhe çdo gjë ka qenë me kontratë.

“Problemi i Tanit është që në 21 ditë që qëndroi brenda shtëpisë, mezi arriti të lidhte 21 fjalë. Dhe i vetmi person që i dha akses në atë shtëpi për sa i përket komunikimit ishte Ilir Shaqiri. Dhe nëse Dritan Brama nuk di ta vlerësojë këtë gjë, atëherë është problemi i tij. Balerinët e Tan Bramës kanë kërcyer te spoti i Digitalbit ku unë jam imazh, por unë nuk kam lutur njeri me zor të vijë.
Për më tepër që Digitalb i ka paguar balerinët që kanë qenë aty me kontratë. Balerinët e Tan Bramës janë maxhorenë dhe kanë një koreograf që mund t’ua kishte vizionuar kontratën. Është absurde që mbas 10 ditësh që ndodh ky xhirimi i klipit, dhe ata paguhen siç është në kontratë, unë dëgjoj mesazhe nga ana e Tan Bramës: ‘Ah, po balerinët e mi nuk paguhen kaq pak lekë’.