“KU I KE KATËR SHTËPITË QË KE PREMTUAR”/ Donald Veshaj në siklet: Janë shumë… – AlpeGossip
“KU I KE KATËR SHTËPITË QË KE PREMTUAR”/ Donald Veshaj në siklet: Janë shumë…

“KU I KE KATËR SHTËPITË QË KE PREMTUAR”/ Donald Veshaj në siklet: Janë shumë…

Në reagimin e parë që bëri pas daljes nga “Big Brother Vip”, Donald Veshaj tha se ka vendosur që të ndërtojë nga paratë e tij 4 shtëpi për familjet në nevojë, madje ftoi edhe fituesin Ilir Shaqiri që të bëhet pjesë e nismës.

Ftesa e tij u refuzua nga Ilir Shaqiri dhe që prej asaj deklarate, Donaldi nuk kishte folur më në lidhje me nismën e tij të bamirësisë. Por në puntatën e fundit të emisionit të tij, i ftuari që kishte në studio arriti ta vërë në siklet aktorin e humorit, duke i bërë pyetjen që shumë ndjekës ia kanë drejtuar deri më tani.

“Ku i ke 4 shtëpitë që ke premtuar?”– pyet i ftuari.

Ish-banori i BBV, u përgjigj duke thënë se është ende duke u marrë me rastet duke mos dhënë më shumë detaje.

“Po katër shtëpi sepse janë shumë njerëz që komentojnë “jopo ky duhet t’i kishte bërë ato shtëpitë”. Jam duke u marrë me rastet kam premtuar dy shtëpi në Kosovë dhe sy shtëpi në Shqipëri.”- u përgjigj Donaldi.

Disa muaj më parë, në një video të publikuar pasi doli nga BBV, Donaldi u shpreh se dy shtëpi do të ndërtohen në Kosovë dhe dy në Shqipëri, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.

“Nuk e di si mund ti falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, kanë qenë realisht shumë. Nuk e di si t’jua shpreh mirënjohjen është ndjenjë fantastike. Asnjëherë nuk e kam përjetuar ndjesinë e njerëzve që të mbështesin duke harxhuar lekët e tyre, eurot e tyre për të më dhënë mua një fitore që nuk e mora.

Unë vërtet nuk e mora çmimin e madh 100 mijë euro, por unë kam vendosur që ato 100 mijë euro t’i vendos nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, dy në Kosovë dhe dy në Shqipëri. 100 mijë euroshin do ta vendos nga vetja ime, sepse është më e  pakta që unë mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur”, shprehej Donald Veshaj.

Pasi e uroi Ilir Shaqirin për fitoren në BBVIP, Donaldi e ftoi që të bëhet pjesë e nismës për të kontribuar për 4 familje në nevojë. Ai tha se kjo nismë është diçka e mirë që mund të bëhet për një komb që i ka mbështetur.

“Do kisha dëshirë të ftoja edhe fituesin, që i uroj fitoren, që të më bashkohet në këtë nismë për këtë komb që na ka mbështetur. Unë do ta bëj, kështu që nëse do edhe ti mund të vish me mua. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju dua shumë”, tha Donald Veshaj.

Donald Veshaj edhe pse nuk arriti të fitojë çmimin e madh, gjatë qëndrimit në shtëpi ka marrë shumë surpriza, ku më e rëndësishmja është projekti televiziv në Top Channel për të zhvilluar emisionin “Më lër të flas”, së bashku me vëllain e tij Romeo Veshaj.