LAMTUMIRË KIRK DOUGLAS/ Ikona e kinemasë ndahet nga jeta në moshën 103 vjeçare (FOTO) – AlpeGossip
LAMTUMIRË KIRK DOUGLAS/ Ikona e kinemasë ndahet nga jeta në moshën 103 vjeçare (FOTO)

LAMTUMIRË KIRK DOUGLAS/ Ikona e kinemasë ndahet nga jeta në moshën 103 vjeçare (FOTO)

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 103 vjeçare Kirk Douglas. Me më shumë se 92 role, përfshirë 75 filma, Douglas konsiderohet superylli më i madh i të gjitha kohërave

foto galeri

Legjenda e aktrimit, gëzonte shëndet të mirë edhe pse në 1996 pësoi një trompozë në tru. Ai jetonte bashkë me gruan e tij, Anne Buydens dhe tre djemtë: Michael, Joel dhe Eric.

Me një fizik të skalitur, karakter të spikatur aktorial, siç e dinë shumë mirë regjisorët që e kanë drejtuar, Douglas ka përballuar me krenari vështirësitë me të cilat jeta e ka përballuar. Nga kronika e varfërisë së fëmijërisë tek raportet e vështira me babain e tij, që pavarësisht të gjithave e inkurajoi në karrierën e tij, aspak të thjeshtë me katër fëmijë meshkuj. Përveç Michael, ai kishte Joel, Peter dhe Eric, me të cilët ishte një baba-padron egocentrik dhe shumë autoritar. Por roli i tij si një ‘macho’ nuk ka qenë i vetmi që pëlqente të kujtonte në karrierën e tij të gjatë. I lindur në shtetin e New York në 9 dhjetor 1916, në një familje rusesh analfabet, ai vazhdoi studimet duke punuar si kamarier, më pas si mundës, për të vazhduar në fund si drejtor në Akademinë e arteve dramatike, një vend të cilin e fitoi me meritë.

“Është një dhimbje e jashtëzakonshme për mua dhe vëllezërit e mi. Kirk Douglas na la sot në moshën 103 vjeçare”, ka thënë Michael në një deklaratë për People”. “Për botën, ai ishte një legjendë, një aktor nga koha e artë e filmave i cili jetoi vite të arta, kishte përkushtim humanitar dhe ndihmoi kauza të ndryshme ne drejtësi, në standarde jete që ne të gjithë i duam”.

“Për mua dhe vëllezërit e mi Joel dhe Peter ai ishte thjesht një baba, për Catherinen, një vjehrr i mrekullueshëm, për nipërit dhe stërnipërit e tij një gjysh i mirë, kurse për gruan e tij Anne, një burrë i mrekullueshëm”.

“Jeta e Kirkut ishte e përmbledhur, ai la pas një trashëgimi filmash që do ti mbeten gjeneratave që do të vinë, një histori si një filantropist i njohur i cili punon për të ndihmuar njerëzit për të sjell paqe në planet”, shtoi Michael. “Me lejoni ta përfundoj me fjalët që ia thashë atij në ditëlindjen e tij të fundit dhe të cilat gjithmonë janë të vërteta. ‘Baba-Të dua shumë dhe jam shumë krenar që jam djali yt”.