JASHTË KUFIJVE/ Artistët shqiptarë që bashkëpunuan me këngëtarët e huaj. Patën SUKSES apo… jo? (VIDEO) – AlpeGossip
JASHTË KUFIJVE/ Artistët shqiptarë që bashkëpunuan me këngëtarët e huaj. Patën SUKSES apo… jo? (VIDEO)

JASHTË KUFIJVE/ Artistët shqiptarë që bashkëpunuan me këngëtarët e huaj. Patën SUKSES apo… jo? (VIDEO)

Vitet e fundit, këngëtarët shqiptarë duket se kanë nisur të fokusohen në rritjen e suksesit të tyre me anë të bashkëpunimeve me artistë të tjerë.

Edhe pse pjesa më e madhe kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me artistë shqiptarë, disa të tjerë kanë zgjedhur të kalojnë kufijtë dhe duetet e tyre ti realizojnë me artistë të huaj.

Vlen të thuhet se gjatë viteve të fundit shumë bashkëpunime që janë bërë mes këngëtarëve shqiptarëve dhe të artistëve të huaj kanë rezultuar shumë të suksesshme dhe të pëlqyera nga publiku.

Në listën më poshtë AlpeGossip.al risjell në vëmendje disa nga bashkëpunimet e suksesshme që artistët shqiptarë kanë sjellë së bashku me këngëtarë të huaj.

Nëse patën sukses apo jo… vendoseni ju!

Dhurata Dora- Soolking (Zemër)

Luana Vjollca- Faydee (Yalla Habibi)

Ardian Bujupi- Helly Luv (Guns & Roses)

Elvana Gjata- Poo Bear (Shade)

Elvana Gjata- David Guetta (Forever is Over)

Elvana Gjata- Ty Dolla Sign (Off Guard)

Noizy- Raf Camora (Toto)