”DASHURI, SHPRESË, DRITË”/ Angela Martini ndan me të gjithë historinë e jetës – AlpeGossip
”DASHURI, SHPRESË, DRITË”/ Angela Martini ndan me të gjithë historinë e jetës

”DASHURI, SHPRESË, DRITË”/ Angela Martini ndan me të gjithë historinë e jetës

Modelja me famë botërore dhe origjinë shqiptare, Angela Martini, do të publikojë së shpejti librin e saj të ri. Në libër ajo ka rrëfyer historinë e jetës së saj dhe rrugën drejt suksesit.

Ditën e sotme Angela ka zbuluar kopertinën e librit përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit. Libri, autobiografia e modeles, titullohet “Dashuri, shpresë, dritë”, dhe do të jetë në treg dhe në panairin e librit”.

“Nuk mund të pres ta ndaj historinë time me të gjithë ju. Në dyqanet e librave pranë jush, shumë shpejt”, ka shkruar Angela krahas postimit të saj saj. Fansat kanë komentuar se mezi po presin ta lexojnë librin e saj.