Nata e dytë e spektaklit ‘The Voice Kids’ kishte një larmi zërash, karakteresh dhe historish që e bënë publikun të emocionohet dhe ndonjëherë dhe të përlotet.
E tillë ishte dhe historia e Danjelës, një vajzë nga qyteti i Kukësit, e cila jeton me gjyshen e sëmurë, motrat dhe vëllanë e saj në një shtëpi tejet modeste ku shumëçka prej sendeve që jemi mësuar të shohim në shtëpitë tona mungon.
Jeta e Danjelës ndahet midis detyrave dhe pasioneve. Ajo përkujdeset për vëllanë me nevoja të veçanta, ndihmon prindërit të cilët jetojnë në fshat, larg fëmijëve, për të siguruar jetesën për të gjithë. Daniela jeton në qytet me gjyshen dhe në fundjavë shkon të ndimojë prindërit në shtëpinë në fshat.
Patjetër që një pjesë e rëndësishme për Danjelën është edhe muzika.
Ka nisur të këndojë që në moshën 4 vjecare, duke këndaur këngët që dëgjonte në televizor, dhe që i pëlqenin. Më pas kur Daniela ishte në klasë të katërt, mësuesi i muzikës në shkollën ku ajo studionte i bëri një këngë dhe me anë të saj fitoi cmimin e parë.
Por ajo që e karakterizon Danjelën është natyra e saj pozitive. Mirënjohëse ndaj çdo gjëje që ka në jetë ajo dëshiron të shijojë çdo eksperiencë. Vjen në ‘The Voice Kids’ për të patur mundësinë e një eksperience të bukur dhe për të bërë krenare familjen e saj.
Pasioni tjetër i saj jan kafshët. Ajo dëshiron që kur të rritet të bëhet veterinere dhe të ketë një shtëpi të madhe ku të fusi të gjitha kafshët që do sepse sipas saj ato i falin shumë dashuri.
Prindërit e mbështesin në çdo pasion të sajin, duke tejkaluar çdo vështirësi ekonomike për t’i përmbushur ëndrrat. Ajo i falenderon ata që i plotësuan ëndrrën: “Jam shumë e lumtur për prindërit e mi sepse ata bëjnë gjithcka për neve dhe duan të jemi mirë, të mos shohim vuajte dhe të mos shohin lot në sytë tanë, prandaj unë dua që ti bëj krenar.”
Danjela solli në ‘The Voice Kids’ jo vetëm talentin e saj, por dhe një mesazh të bukur optimizmi dhe vlerash të vërteta në jetë./Përgatiti AlpeNews.al/