I KANË KËRKUAR TË VISHET EKSTRAVANTE/ Nevina Shtylla tregon reagimin e saj (FOTO) – AlpeGossip
I KANË KËRKUAR TË VISHET EKSTRAVANTE/ Nevina Shtylla tregon reagimin e saj (FOTO)

I KANË KËRKUAR TË VISHET EKSTRAVANTE/ Nevina Shtylla tregon reagimin e saj (FOTO)

Moderatorja e njohur e ekranit Nevina Shtylla ka qenë e ftuara e sotme në emisionin e pasdites në Top Channel, “Ftesë në 5” për të folur për eksperiencën e saj dhe kalimin në Top Media.

Në një intervistë për Bieta Sulon, Nevina ka treguar se kalimi i saj te “Procesi Sportiv” është një sfidë që e ka marr përsipër dhe që është e sigurtë që do tja dal me sukses.

Ndër të tjera moderatorja e re ka folur edhe për eksperiencën e saj në televizion ku pranoi se i janë bërë propozime ekstravagante lidhur me veshjen apo sugjerime të çuditshme të kësaj natyre edhe pse ajo nuk i ka pranuar ato që i janë dukur të ekzagjeruara apo që i nuk i përshtateshin natyrës dhe etikës së saj. “Sigurisht që ka pasur propozime të ekzagjeruara, por ato nuk kanë ndikuar në karrierën time, pasi unë kanë arritur të bëj atë që më përshtatej”-, tha ajo duke treguar kështu se si ka reaguar përballë të tilla propozimeve.

Ish-studentja e Teknologjisë së Informacionit, krahas emisionit të ri “Procesi Sportiv” ka nisur studimet në një nga degët e psikologjisë, studime të cilat shpreson se do e ndihmojnë në marrëdhenien me njerëzit dhe publikun.

E sa i përket lidhjes së saj me sportin përpara se të shfaqej krah Edi Manushit në Top, Nevina tregoi se nuk ka pasur shumë njohuri por që puntatë pas puntate po fiton sigurinë te vetja dhe njohuritë e fushës.

Nevina Shtylla iu bashkua ekranit të Top Channel pas eksperiencave në Tv Klan, Vizion Plus dhe InTv ndonëse asnjë eksperiencë e mëparshme nuk lidhet me atë të së hënës, emisionin “Procesi Sportiv”.