“BEBI…”/ Modelja ruse shtatzënë me Don Xhonin? Komentet që trazuan rrjetin (FOTOT) – AlpeGossip
“BEBI…”/ Modelja ruse shtatzënë me Don Xhonin? Komentet që trazuan rrjetin (FOTOT)

“BEBI…”/ Modelja ruse shtatzënë me Don Xhonin? Komentet që trazuan rrjetin (FOTOT)

Don Xhoni është kthyer në një ndër reperët më të dashur për publikun shqiptar, por jo vetëm. Ai ka tërhequr vëmendjen dhe jashtë vendit, konkretisht të një modeleje bukuroshe ruse, Ariana Lirey.

Në rrjet kanë qarkulluar shpesh biseda romantike mes tyre, ku Ariana e quan “burri im”. Për më tepër, pak kohë më parë ajo ngriti dyshimet se është martuar në fshehtësi të plotë me reperin. (Lexo këtu)

Së fundmi, dyshja kanë tërhequr sërish vëmendjen. Modelja ka publikuar në rrjete sociale një foto nga pushimet, krahas së cilës ka shkruar “Baby mama” shoqëruar me emojin e një gruaje me barkun e rrumbullakosur.

Komenti i Don Xhonit dhe më pas replika e saj i kanë bërë të gjithë të mendojnë se do të bëhen prindër.

“Mami më e mirë”, i ka shkruar reperi, ndërsa ajo i ka thënë “Baba i ardhshëm”.