“JANË PËR SHOW APO PËR LUFTË”/ Kejvina “shpërthen” pas hyrjes së Einxhel në BBV (FOTO) – AlpeGossip
“JANË PËR SHOW APO PËR LUFTË”/ Kejvina “shpërthen” pas hyrjes së Einxhel në BBV (FOTO)

“JANË PËR SHOW APO PËR LUFTË”/ Kejvina “shpërthen” pas hyrjes së Einxhel në BBV (FOTO)

Dy vite më parë, Einxhel Shkira, Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi, u përfshinë në një sherr me njëra-tjetrën.

Sherri mes vajzave shkoi deri në polici, ku Einxhel denoncoi Kejvinën dhe Oriolën, pasi patën një konflikt pranë shtëpisë së saj. U tha se dy modelet seksi ishin konfliktuar fizikisht me moderatoren e njohur.

I gjithë sherri mes vajzave nisi pas disa batutave që Shkira bëri më Kthellën, kur kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës te “Dance With me”.

Më pas ishin dy modelet, ato që shkuan poshtë shtëpisë së moderatores për ta “sqaruar”, por debati degradoi në sherr fizik.

Ndërkohë herë pas here, vajzat hedhin kunja për njëra-tjetrën dhe duket se sherri vazhdon në distancë dhe akoma nuk është shuar. Këtë gjë na e vërtetoi Kejvina së fundmi.

“A janë për show apo për luftë?”/ Kejvina

Kur Einxhel u bë pjesë e “Big Brother VIP”, Kejvina reagoi menjëherë përmes një postimi në “Instastory”.

“Po këto te Big Brother Vip janë këtu për show apo për luftë”, shkroi modelja bionde në postimin e saj.

Ndërsa e penduar pse e pa spektaklin Kejvina shkroi në “Instagram”: “Zot të lutem me rikthe mbrapsht këto dy orë të jetës time që i humba duke parë Big Brother Vip”.

“A janë për show apo për luftë?”/ Kejvina