Pa e takuar kurrë, Ami e paska ndihmuar shumë Almedën për prezantimin e Dancing – AlpeGossip
Pa e takuar kurrë, Ami e paska ndihmuar shumë Almedën për prezantimin e Dancing

Pa e takuar kurrë, Ami e paska ndihmuar shumë Almedën për prezantimin e Dancing

Ami prezantoi disa nga sezonet e “Dancing With The Stars”, kurse këtë vit drejtimin e ka marrë në dorë Almeda. Si një prezantuese me eksperiencë, sidomos në këtë format, Ami e ka ndihmuar jashtë mase Almedën edhe pa e takuar asnjëherë. E ftuar në “Lart e Poshtë”, Almeda tha: “Edhe pse nuk e njoh më ka ndihmuar shumë, sepse për një muaj rresht kam parë vetëm Amin në internet. E falenderoj nëpërmjet kësaj interviste, edhe pse nuk njihemi personalisht mendoj që Ami është shumë e zonja. Veç kësaj më pëlqen shumë edhe si pamje sepse i shkon shumë skenës. Më pëlqen gjithashtu edhe mënyra se si prezanton”.

Kujtojmë se Ami e uroi gjithë kastin e ish-bashkëpunëtorëve në natën e parë të spektaklit dhe Almedën bashkë me ta.