Gocat e showbizit na HABITËN. Kush thotë që s’e shohin dot njëra-tjetrën? (FOTO) – AlpeGossip
Gocat e showbizit na HABITËN. Kush thotë që s’e shohin dot njëra-tjetrën? (FOTO)

Gocat e showbizit na HABITËN. Kush thotë që s’e shohin dot njëra-tjetrën? (FOTO)

Videoklipet nuk janë festivale dhe aty nuk ka çmime të para. Ka klikime, por që klikime ka për të gjithë e s`është problem, as ndonjë konkurrencë e madhe. Është më shumë një sfidë me veten. Ndaj edhe kanë shpërthyer në rrjete sociale mbështetjet shoqërore.

Meqë jemi pak ditë përpara verës, pra në kulmin e publikimit të videoklipeve muzikore, rrjeti është mbushur me këngë. Instastory-t janë tejmbushur me këngë kolegesh. Nuk ka më inate se kush e ka fustanin më të bukur në festival, kush merr kupën apo kush bën interpretimin më të mirë.

Në Instagramin e Zajminës gjen këngën e re të Greta Koçit.

Në Instagramin e Soni Malajt gjen Aurela Gaçen. Soni ka këngët e saj të cilat mund t`i dëgjojë në makinë, po meqë Aurela nxori këngën e re, Soni e bëri një video duke e dëgjuar dhe kënduar.

Xhensila është shkëputur nga aktivitetet muzikore se pret të lindë, por sërish është vigjilente ndaj këngëve që publikohen. Ajo shpërndau klipin e Ponit.

Edhe Elvana bëri disa këngë, bëri edhe klip kohët e fundit, por gjeti pak hapësirë për të postuar këngën e re të Jonida Maliqit.

Ndërkohë që Jonida shpërndante këngën e Aurela Gaçes.

Po Jonidën e mbështeti edhe Rozana Radi. E jo vetëm Jonidën, edhe Aurelën.

Rozi është një mike e mirë. Edhe këngën e Klea Hutës e shpërndau në prolin
e saj.

Ama namin e bëri koncerti i Divave. Kush nuk postoi për to. Miriam Cani, Juliana Pasha, Elvana, Jonida Maliqi, Aurela Gaçe, Julka dhe Orinda Huta. Edhe po t`i numërosh të gjitha lodhesh. Janë kaq shumë vajza që treguan në mes të Instagramit se sado të kenë këngët e tyre, i dëgjojnë edhe të shoqeve dhe do thoni ju ç`ka kaq të çuditshme në këtë mes? Ata që i kanë ndjekur intervistat nëpër revistat e programet e ca viteve shkuar i mbajnë mend ato fjalitë se në muzikë e art ka bërryla e se shumë herë koleget të spostojnë. Ajo epokë ka mbaruar, ose thjesht ka ardhur koha që armikun (konkurrentin në këtë rast) ta mbash afër.Tiranapost.al