Dukej veshje e thjeshtë, por s’do ta besoni sa kushtojnë këpucët e Luanës në klipin e ri! (FOTO) – AlpeGossip
Dukej veshje e thjeshtë, por s’do ta besoni sa kushtojnë këpucët e Luanës në klipin e ri! (FOTO)

Dukej veshje e thjeshtë, por s’do ta besoni sa kushtojnë këpucët e Luanës në klipin e ri! (FOTO)

Luana Vjollca vetëm pak ditë më parë publikoi këngën e saj të re me titull “Mi dhe flakë mallit tim”, në bashkëpunim me këngëtarin Bujar Qamili. Moderatorja simpatike për herë të parë kishte zgjedhur të eksperimentonte me një zhanër të ri muzikor duke risjellë një version remix të këngës popullore të këngëtarit të njohur shkodran.

Ajo u shfaq rrëzëllitëse në këtë klip me një “crop top” ngjyrë të verdhë dhe një fund të gjatë shumëngjyrësh, ku sigurisht ekspozohen këmbët e saj të gjata.

Mirëpo teksa u komentua se Luana kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë në klipin e këngës së saj të re, syrit tonë i kishin shpëtuar këpucët e moderatores simpatike. Luana Vjollca ka publikuar mbrëmjen e djeshme në Instastory një foto ku në sy bien këpucët e saj gold të zbukuruara me një pelush ngjyrë blu anash dhe me lule me ngjyra të ndryshme në pjesën e parë.

 

Por a e dini se sa kushtojnë këto këpucë?

“Iconstyle.al” ka zbuluar se këpucët e Luanës janë të markës së njohur “Dolce&Gabana” dhe kushtojnë plot 1445$. Me sa duket veshja e saj nuk ka qenë aq e thjeshtë dhe e rastësishme sikurse u komentua gjerësisht.