BORA DHE DONALDI MË TË DASHURUAR SE KURRË/ Ja si kanë zgjedhur ta festojnë përvjetorin e lidhjes së tyre – AlpeGossip
BORA DHE DONALDI MË TË DASHURUAR SE KURRË/ Ja si kanë zgjedhur ta festojnë përvjetorin e lidhjes së tyre

BORA DHE DONALDI MË TË DASHURUAR SE KURRË/ Ja si kanë zgjedhur ta festojnë përvjetorin e lidhjes së tyre

Tashmë u bë kohë që kur Bora Zemani dhe Donald Veshaj e kanë pranuar bashkimin e tyre publikisht dhe dihet se vazhdimisht postojnë fotot dhe video të njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Dita e djeshme më 5 nëntor u shënua dhe përvjetori i  lidhjes së tyre, një ditë shumë e veçantë për ta, një ditë e cila mori vëmendje shumë të madhe edhe vitin që shkoi. Kujtojmë që vitin e kaluar Donaldi ishte banor i shtëpisë së “Big Brother ViP” dhe atyre u desh ta festonin larg njëri-tjetrit, por deklaratat dhe gjestet nuk munguan.

Këtë vit, Bora e ka rikujtuar përvjetorin e tyre gjatë spektaklit të “Dancing With the Stars”, sapo ora shënoi 00:00 dhe arriti data 5 Nëntor. Vetëm pak më parë Donaldi ka postuar disa foto me Borën në Instagram, ku duken të përqafuar me njëri-tjetrin. Tashmë data 5 nëntor i gjeti përsëri bashkë dhe të dashuruar.