E njihni këtë vogëlush? Dikur thoshte do të bëhem superstar dhe ia doli (FOTO) – AlpeGossip
E njihni këtë vogëlush? Dikur thoshte do të bëhem superstar dhe ia doli (FOTO)

E njihni këtë vogëlush? Dikur thoshte do të bëhem superstar dhe ia doli (FOTO)

Sot është një ndër zërat më të pëlqyer të muzikës shqiptare. Dhe në fakt, Ermal Fejzullahu ka nisur të këndojë që në fëmijëri, për të arritur aty ku është sot.

Këngëtari është bërë nostalgjik dhe ka publikuar një fotografi që i përket vitit 1997, atëherë kur këndonte “Do të bëhem superstar”.

Ai ia ka dalë të bëhet një nga këngëtarët më të njohur dhe më të pëlqyer. Muzikën, të cilën ia ka “injektuar në gjak” babai Sabri Fejzullahu, e ka nisur herët duke kënduar këngë për fëmijë.

Aktualisht Ermali po shijon suksesin e këngës “Fshatarja ime”, një këngë e përpunuar e Sabri Fejzullahut, të cilën e këndoi bashkë me Ledri Vulën gjatë koncertit që i ati mbajti pak ditë më parë.