PAS NDARJES SË BUJSHME/ Baby G i bën Lim Hotit gjëmën (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
PAS NDARJES SË BUJSHME/ Baby G i bën Lim Hotit gjëmën (FOTO+VIDEO)

PAS NDARJES SË BUJSHME/ Baby G i bën Lim Hotit gjëmën (FOTO+VIDEO)

Së fundmi, në media është komentuar gjatë për lidhjen mes këngëtares Baby G dhe reperit Lim Hoti. Pak kohë më parë, ata i dhanë fund marrëdhënies dhe ndonëse, Lim Hoti e uroi për ditëlindjen duket se raporti mes tyre ka marr fund.

Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, Baby G i ka fshirë të gjitha fotot me reperin dhe së fundmi kënga e tyre e përbashkët “Pretty Gangster” është fshirë nga Youtube duke konfirmuar kështu lajmet.

Disa  ditë më parë u përfol se Lim Hoti ishte kapur me një vajzë në club duke u puthur, lajm ky që u hodh poshtë nga reperi i cili tregoi se personi në video ishte vëllai i tij. Por siç duket, Baby G ka hequr dorë përfundimisht nga marrëdhënia e saj me Lim Hotin dhe së fundmi i ka bërë atij të papriturën.

Këngëtarja ka publikuar një video ku shihet duke kërcyer dhe duke treguar format e saj teksa në sfond dëgjohet kënga e reperit Noizy, një ndër kundërshtarët më të mëdhenj të Lim Hotit.