“I SHKELJA SYRIN KAMARIERIT NË ÇDO KAFE”/ Enkel Demi tregon si e bëri për vete Mesilën (VIDEO) – AlpeGossip
“I SHKELJA SYRIN KAMARIERIT NË ÇDO KAFE”/  Enkel Demi tregon si e bëri për vete Mesilën (VIDEO)

“I SHKELJA SYRIN KAMARIERIT NË ÇDO KAFE”/ Enkel Demi tregon si e bëri për vete Mesilën (VIDEO)

Gazetari Enkel Demi dhe deputetja e PD-së Mesila Doda kanë shumë vite që shijojnë historinë e dashurisë, nga e cila kanë ardhur në jetë dy fëmijë.

Por si nisi gjithcka? Të gjithë historinë, së bashku me puthjen e parë dhe pagesat me listë në restorante, Enkel Demi e ka rrëfyer në studion e “Mos i fol shoferit” në Ora News .

Enkel Demi: Ishte shumë e pranishme kur e pashë për herë të parë. Ishte një grua që, që kur e pashë në moment të parë, përvec se kishte një prani skenike, pastaj fliste shumë, tregonte gjëra. Ishte e rrjedhshme. Ne jemi takuar për të folur për politikën dhe ajo kishte informacion pafund.

Rudina Dembacaj: Si i propozove Mesilës?

Enkel Demi: Nuk ka qenë propozim klasik, iu ngjita ca kohë nga mbrapa sepse nuk ishte dashuri me shikim të parë. E ftoja për kohë, për ndonjë të ngrënë sepse bëhet fjalë për 1993 dhe unë nuk isha një prej njerëzve më të pasur të qytetit.

Rudina Dembacaj: Të gjitha kursimet i përdorje për atë?

Enkel Demi: Nuk kisha kursime, por i përdorja me listë. Në çdo kafe ose restorant që shkoja, i shkelja syrin kamarierit. Kjo ishte gjëja që e mahniti fillimisht atë se vinte nga Italia dhe tha, cfarë është ky njeri që gjithandej ka një llogari të hapur.

Rudina Dembacaj: Si ndodhi puthja e parë?

Enkel Demi: Nuk ka qenë në ndonjë ambient shumë romantik. Në zyrë.