Zaimina Vasjari mbetet një nga këngëtaret më të komentuara në media dhe sidomos për jetën private e cila ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi.
Zaimina është prej disa vitesh në një marrëdhënie me biznesmenin Klodian Asllani për të cilin këngëtarja nuk flet shpesh duke e ruajtur lidhjen e tyre sa më larg thashethemeve.
Mirëpo e ftuar sot në “Why not”, Zaimina ka zbuluar më shumë për Klodin.
E pyetur nga Roza Lati nëse i kërkon Klodit që t’i bëjë foto, Zaimina u shpreh se ai nuk është mashkull i tillë
“Klodi im nuk është ai mashkull që mund të të bëjë foto. Madje kur shkoj në vende që unë kërkoj të bëhet foto, gjithmonë thotë na more fytyrën”, u shpreh Zaimina.