“MË NXIRRNI QË KËTU”/ “Big Brother” paralajmëron Donaldin pas kërkesës për t’u larguar – AlpeGossip
“MË NXIRRNI QË KËTU”/ “Big Brother” paralajmëron Donaldin pas kërkesës për t’u larguar

“MË NXIRRNI QË KËTU”/ “Big Brother” paralajmëron Donaldin pas kërkesës për t’u larguar

Që prej spektaklit të së premtes, aktori Donald Veshaj duket se nuk ndihet mirë pasi nuk e di çfarë ndodh jashtë. Ndonëse ka deklaruar se është i qartë për situatën me Borën dhe e pëlqen shumë Beatrixën, mbrëmjen e kaluar ka lënë një mesazh në xham.

“Më nxirrni që këtu,”- shkroi ai mbi xham, teksa Beatrix qëndronte pranë tij. Por vëllau i madh nuk harroi ju dërgoi një Zarf të Zi ku thuhet se nese vazhdojnë të kërkojne te largohen do të denohen!

Mbetet e paqartë se çfarë ndjente Donaldi në ato momente dhe çfarë mendon për qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ku nuk kanë munguar rastet kur është zgjedhur i preferuari i publikut. Kujtojmë se pas spektaklit, Donaldi ka biseduar me Beatrix në lidhje me gjithë situatën e ndodhur .

“Thjesht dua ta hedh pas. Do njeriu të qetësohet sepse realisht e respektoj shumë Borën. E respektoj për të gjitha gjërat që kam kaluar. E di që nuk është mirë edhe shpresoj që realisht të më kuptojë,”-tha Donaldi.

“As që diskutohet, ajo është normale. Kur e do dikë,kur ke kaluar një histori të bukur as që nuk bëhet fjalë,” – tha Beatrix.

“Realisht ti më bën të ndihem shumë mirë edhe sinqeriteti jot më çmend.Vdes për njerëzit e sinqertë. Njerëzit që bëjnë, unë e di sa mund të bësh ti në një lidhje”, – i tha Donaldi.