Tani që është verë, dhe temperaturat janë të larta, vapa dhe djersa e bëjnë të vështirë të mendosh për një makijazh të bukur.
Shpesh përtojmë të merremi me veten në raste të tilla dhe na mungon motivimi.
Por pasi t’u hidhni një shikim këtyre ideve për makijazhin që kemi përzgjedhur do të çoheni menjëherë nga krevati.
1.Lucy Hale
Ruajeni tonin ngjyrë gri të syve për në shtator dhe kaloni te ngjyrat e ngrohta si kjo roza.
2.Rihanna
Makijazhi monochromatic, pra i njëtrajtshëm në ngjyra është një nga trendet më të gjalla të verës.
3.Adwoa Aboah
Përzieni disa tone ngjyrë blu të ndryshme dhe krijoni një efekt të tillë ujor.
4.Issa Rae
E verdha, jeshilja dhe floriri mund të krijojnë një shkëlqim metalik në sytë tuaj.
5.Reese Witherspoon
Mund të dukesh e thjeshtë por sërish të shkëlqesh me një buzëkuq rozë.
6.Blake Lively
Një buzëkuq i kuq klasik funksionon për çdo femër.
7.Priyanka Chopra
Roza metalike për sytë dhe ajo e errët për buzët japin një pamje spektakolare.
8.January Jones
Bluja dhe roza nuk mund të mos shkojnë më shumë sesa të kombinuara kështu.