Cardi-B mburret në instagram për krevatin e vajzës: “ËSHTË KAQ… (VIDEO) – AlpeGossip
Cardi-B mburret në instagram për krevatin e vajzës:  “ËSHTË KAQ… (VIDEO)

Cardi-B mburret në instagram për krevatin e vajzës: “ËSHTË KAQ… (VIDEO)

E dinim me siguri se Cardi B dhe Offset do të blinin gjërat më luksoze për vajzën e tyre, Kulture Kiari. Mjafton të shihni fotot e festës apo listën me dhurata që kërkonin nga të ftuarit.

Sidoqoftë, mes këtyre standarteve, krevati i bebes është diçka për t’u admiruar.

Krevati, i cili iu dhurua çifti nga reperja PreMadonna, është një dyshek gjigand oval, me perde të bardha dhe dekorime të arta. Shtrati është i bardhë me pika të arta, me një kurorë në majë. Fare mirë mund të zinte vend në Pallatin e Versajës.

Cardi B iu drejtua Instagramit për të mburrur krevatin. “S’donim ta montonim deri kur të shpërnguleshim, por Offset e bëri gati kur isha në spital,” tha ajo. “Është kaq madhështor.”

Dizajnerja e krevatit, Kapesh Designs, tha se modeli në foto është bërë me porosi, por kush është i interesuar mund të gjejë diçka të ngjashme.

Kulture i shtohet listës së fëmijëve të famshëm me krevate ekstravagantë. Kim Kardashian shpenzoi $4,500 për krevatet e të vegjëlve të saj nga Nursery Works. Përflitet se edhe Jay-Z dhe Beyonce janë fansa të mobiljeve minimaliste për fëmijë.

Ndërsa Serena Williams zgjodhi një krevat rose gold nga Incy Interiors për vajzën e saj.

Thanks @premadonna87 💗🎀🌸

A post shared by Cardi B Official IG (@iamcardib) on