ANILA ÇELA IKËN NGA “VIZIONI I PASDITES”/ Këngëtarja e njohur zë vendin e moderatores (FOTO) – AlpeGossip
ANILA ÇELA IKËN NGA “VIZIONI I PASDITES”/ Këngëtarja e njohur zë vendin e moderatores (FOTO)

ANILA ÇELA IKËN NGA “VIZIONI I PASDITES”/ Këngëtarja e njohur zë vendin e moderatores (FOTO)

Prej ditës së djeshme është zbuluar se moderatoren e njohur Anila Çela do e shohim në një tjetër format televiziv. Bëhet fjalë për programin “Nga e Para”, i cili do të rikthehet në “Vizion Plus”, por me një tjetër prezantuese. Për Anilën kjo është eksperienca e parë televizive në një format të tillë.

Pasi u bë i ditur ky lajm pyetja që vjen natyrshëm është: Kush do e drejtojë programin e pasdites në vend të saj?

RevistaWho.Com ka zbuluar se së shpejti drejtimi i “Vizioni i Pasdites” do t’i besohet këngëtares së njohur Evi Reçi.

Mbase ka nga ata që nuk e dinë, por bukuroshja e njohur e ekranit ka pasur edhe eksperienca të tjera në fushën e gazetarisë. Ajo ka punuar në radio dhe në një gazetë italiane disa kohë më parë.

Siç duket, Evi ka vendosur t’i përkushtohet edhe më shumë pasionit për gazetarinë dhe hapi i radhës është pikërisht programi i pasdites në “Vizion Plus”. Nuk e dimë ende nëse ky angazhim do e largojë nga muzika këngëtaren e njohur.