ÇFARË NDODHI ME KËNGËN E LUIZ EJILLIT? Eurovision bën veprimin e papritur – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI ME KËNGËN E LUIZ EJILLIT? Eurovision bën veprimin e papritur

ÇFARË NDODHI ME KËNGËN E LUIZ EJILLIT? Eurovision bën veprimin e papritur

Çdo muaj Eurovision publikon listën me 20 këngët më të dëgjuara të këtij festivali ndër vite. Dhe e gjeni dot se cila këngë që ka përfaqësuar Shqipërinë është në këtë listë?

Në listën e këngëve më të dëgjuara të janarit të vitit 2023, ka arritur të renditet e dyta një këngë e vitit 2006. Bëhet fjalë për këngën “Zjarr e ftohtë” e Luiz Ejlli që përfaqësonte Shqipërinë në atë kohë.

Që pas hyrjes së tij në “Big Brother VIP Albania 2”, këngëtari është kthyer në vëmendjen e të gjithëve dhe shumë kanë nisur t’i dëgjojnë dhe këngët e dikurshme.

Kënga “Zjarr e ftohtë” brenda një muaji ka arritur më shumë se 1.5 milionë klikime. Kënga kishte afro 220 mijë klikime para se Luizi të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndërkohë, në listën e 20 këngëve më të dëgjuara të Eurovisionit në muajin janar 2023 është edhe kënga e sivjetme përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi.