Robert Berisha, Eneda Tarifa dhe Kastro Zizo kanë mbledhur forcat për të sjellë për publikun bashkëpunimin më të ri muzikor. Xhirimet kanë nisur dhe këngëtarët janë transformuar në dasmorë, pasi kënga flet pikërisht për ditën më të lumtur të një çifti, dasmën.
Eneda Tarifa është shndërruar në një nuse të ëmbël, e veshur me fustanin e bardhë dhe mbi kokë mban një vello gjigande.
Duke gjykuar nga veshja, duket se Eneda do të martohet në klip me Robert Berishën, i cili ka zgjedhur një kostum me papion.
Por edhe Kastro Zizo, nuk mbetet pas. Ai shfaqet tejet elegantë dhe rrallëherë e shohim të veshë kostum